Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në maj premiera e filmit për dashurinë e Princ Harry-t dhe Meghan Markle “Harry & Meghan: A Royal Romance”

Film  |  16.03.2018 Ora 11:30   
Lifetime ka dhënë më në fund lajmin për prodhimin e filmit , që do të tregojë romancën e dyshes së famshme Princit Harry dhe aktores Meghan Markle, ndërsa janë bërë publike edhe disa foto ku tregohen pak a shumë disa detaje nga filmi “Harry & Meghan: A Royal Romance”.

Parisa Fitz-Henley do të luajë rolin e Meghan Markle ndërsa Murray Fraser është aktori I cili portretizon Princin Harry. Në rolin e Dukeshës së Kembrixhit , Kate Middleton luan Laura Mitchell, e aktori  Burgess Abernethy portretizon  Princin William.

Në film janë përfshirë edhe aktorët Bonnie Soper që luan Princeshën e ndjerë tashmë Diana dhe Maggie Sullivun si Mbretëresha Elizabeta e dytë. Në këtë film patjetër se kanë vend edhe Princi Charles të cilin e luan aktori I “House Of Cards” , Steve Coulter ndërsa Camilla do të luhet nga Deborah Ramsay.

Filmi do të ketë premierën më datën 13 maj, pak ditë para dasmës mbretërore në mes Princ Harry-t dhe Meghan Markle e cila do të mbahet në fund të muajit maj./radioplus/






 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing