Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zyrtare: “Derby della Madonnina” do të luhet në prill

Sport  |  17.03.2018 Ora 18:10   
Të gjitha ndeshjet e 4 marsit që ishin anuluar për shkak të vdekjes tragjike të ish kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, do të luhen më 3 dhe 4 prill, duke përfshirë edhe super ndeshjen në mes Milanit dhe Interit, shkruan RadioPlus.

Pas eliminimit të rossonerëve nga Europa League, është konfirmuar se përball Interit në SanSiro, “Derby della Madonnina” do të luhet të mërkuren e 4 prillit, nga ora 18:30.

Të gjitha këto ndeshje do të luhen në këtë orar, për ta evituar “përplasjen” me ndeshjet e UEFA Champions League që do të zhvillohen po atë ditë nga ora 20:45.

Ndeshjet më 3 prill, 18:30 :
Atalanta – Sampdoria
Genoa – Cagliari
Udinese – Fiorentina

Ndeshjet më 4 prill:
Benevento – Hellas Verona (17:00)
Chievo Verona – Sassuolo (18:30)
Torino – Crotone (18:30)
Milan – Inter (18:30)  /radioplus

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing