Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shawn Mendes publikon këngën e re “In My Blood” (Video)

Muzikë  |  22.03.2018 Ora 9:29   
Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes pak orë më parë ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan Radio Plus.

Kënga e re e Shawn Mendes titullohet “In My Blood” dhe fillimisht është lansuar vetëm në versionin audio.

Krijuesi i hitit “There's Nothing Holdin” pak orë para se të publikohej kënga e re, ka treguar së kjo ështënjë prej këngëve të tij, të cilën ai e ka shkruar me më së shumti zemër.

“E di që keni qënë shumë të durueshëm me mua gjatë punës për albumin e ri. Unë vetëm dua të ju falenderojë me gjithë zemër që këni qenë me mua gjatë gjithë kësaj kohë dhe më keni mbështetur. Kjo këngë është një prej këngëve më të veçanta që kam shkruar ndonjëherë. Shpresoj që edhe juve të ju pëlqejë. Shumë projekte të reja po vinë për ju. Ju dua dhe ju velërsoj shumë”, ka shkruar Shawn Mendes në llogarinë e tij në Instagram.

Një muaj më parë Shawn Mendes ka paralajmruar edhe albumin e ri, që është i treti me radhë në karrierën e tij, pas albumit “Illuminate” të cilin e publikoi në shtator të vitit 2016. Hitet më të mëdha të këtij albumi janë  “Treat You Better” dhe “There’s Nothing Holdin’ Me Back” me të cilat për disa muaj me radhë ka kryesuar toplistat botërore. /radioplus/




 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing