Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria e nis vitin me humbje

Sport  |  26.03.2018 Ora 20:58   
Ka përfunduar me humbje, testi i parë i Shqipërisë për vitin 2018, teksa në Norvegjia ka triumfuar 0-1 në miqësoren e luajtur në ‘Elbasan Arena’. Nën reshjet e vazhdueshme të shiut, skuadra e Panuccit nuk ka arritur për asnjë moment të dalë në lojën e vet, teksa mesfusha vuajti shumë presingun e kundërshtarit dhe nuk arriti të organizohej asnjëherë shpejt. Nga ana tjetër, Norvegjia nuk vodhi asgjë, pasi dominoi sfidën dhe kontrolloi lojën nga fillimi në fund, duke merituar fitoren e marrë në takimin e sotëm.

Në pjesën e parë, Norvegjia ishte shumë më e qartë dhe loja u zhvillua kryesisht në gjysmëfushën e Shqipërisë, ndërsa kuqezinjtë bënë shumë pak për të rrezikuar kundërshtarin.

Edhe pjesa e dytë ka të njëjtën tablo, teksa Panucci tenton të freskojë skuadrën, duke hedhur në fushë një tjetër debutues, Bujar Likën, por edhe Bekim Balën e Andi Lilën. Gjithsesi, në momentin më të mirë të kuqezinjve, është Norvegjia që gjen golin e avantazhit, nëpërmjet anës së saj më të fortë, goditjes standarde. Një krosim nga këndi, goditet nga Rosted, që e dërgon në rrjetën e Strakoshës.
 
Kuqezinjtë tentojnë të reagojnë, por disa gjuajtje nga distanca nuk e kërcënojnë aspak portierin e miqve, ndërsa Eros Grezda i vetëm, nuk mjafton për të nxjerrë përpara skuadrën e Panuccit. Minutat e mbetura nuk sjellin asgjë të re, teksa Norvegjia fiton 1-0 dhe kuqezinjtë e nisin vitin me humbje.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing