Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Britney Spears : “ ata më lënduan më shumë se ju mund ta mendoni”

Muzikë  |  26.10.2021 Ora 11:30   
Britney Spears po ndan zhgënjimet e saj me fansat e saj. Këngëtarja në Instagram të hënën ka postuar pikërisht për familjarët e saj duke treguar se sa shumë e lënduan atë.

“A nuk ju duket e çuditshme kur merrni një iniciativë për të organizuar udhëtime ose caktoni takime për drekë me njerëzit që i doni pastaj e shihni se ata ju lënë ose  largohen pas 10 minutash,” shkroi Spears.

"Është poshtëruese kur  sikur çdo person me të cilin kam folur hapur ndonjëherë të thotë menjëherë se do të largohet në një udhëtim për dy javë... OK, e kuptoj ... ata janë të disponueshëm për mua vetëm kur është e përshtatshme për ta. ... epo unë nuk jam më në dispozicion për asnjë prej tyre tani," vazhdoi ajo. "Nuk më shqetëson të jem vetëm ... dhe në fakt jam lodhur duke qenë kaq mirëkuptuese si Nënë Tereza ... nëse jeni të vrazhdë me mua, atëherë unë kam mbaruar me ju ... paqe ✌

"Ky mesazh është për familjen time ... që më lëndoi më thellë se sa ju mund ta dini!" – ka shkruar ndër të tjera Britney Spears, e cila tashmë është liruar nga përkujdesja e babai të saj në anën financiare, por lirimi i saj i plotë do të vendoset ndoshta në gjyqin e rradhës i cili do të mbahet në muajin nëntor.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing