Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Adele në korrik fillon me koncertet në Hyde Park të Londrës

Muzikë  |  26.10.2021 Ora 13:18   
Adele do të rikthehet fuqishëm dhe atë duke kënduar në natyrë vitin e ardhshëm. Super ylli Britanik Adele, ka njoftuar se do të mbajë 30 koncerte, do të nisë me datën 1 dhe 2 Korrik në Hyde Park të Londrës, me biletat të cilat do të dalin në para shitje me datën 28 të këtij muaji.

Duket se do të jetë një shitje e nxehtë e biletave meqë Adele tashmë është artistja më e nxehtë në insdutrinë e muzikës.  Kënga e rikthimit e Adele ‘Easy On Me” eshte renditur në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe po vazhdon të vendos rekorde rrugës.

Kjo këngë është duke u ngritur lartë e më lartë  në top listat anë e mbanë planetit, ndërsa kjo ishte kënga e parë e lansuar nga albumi I saj I rradhës me titull “30” që do të lansohet me datën 19 nëntor.


Koncertet në Hyde Park janë datat e para të konfirmuara të Adele, por nuk do të jenë të fundit. Fituesja e  shumëfishtë e çmimeve Grammy po mendon të marrë një vendbanim në Las Vegas në vitin 2022, thonë burimet nga Billboard.


Për kopertinën e publikuar në Vogue, Adele ka lënë të kuptohet për gjëra të mëdha që do të vijnë. Ajo thuhet se ka paralajmëruar miqtë se "po përgatitet të bëhet sërish e famshme".
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing