Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Charlize Theron konfirmon se do të ketë “Atomic Blonde 2”

Film  |  12.04.2018 Ora 10:52   
Aktorja Charlize Theron ka konfirmuar se do të ketë një vazhdim të dytë të filmit “Atomic Blonde” një film mbi një spiune britaneze, rol I luajtur nga vetë Charlize.

Filmi ka pasë një sukses mjaft të madh, e sidomos skena e përleshjes fizike tek shkallët është quajtur si skena më e mirë e ekzekutuar në një film aksion ndonjëherë. Edhe pse aktorja Theron ishte pjesë e filmave ku nuk mungonin nominimet për Oskar në të kaluarën, vitet e fundit janë vite të filmave aksion për të.

Edhe pse shumë kanë shprehur dëshirën që Charlize të luajë femrën Bond, ajo vetë në Festivalin e Filmit Internacional në San Francisco ka konfirmuar se do të jetë pjesë e “Atomic Blonde 2”.

Aktorja Theron njihet për sakrificat që bënë për rolet e saja, ajo në një intervistë pati thënë se aq shumë ishte e lënduar gjatë provave për skenat e përleshjeve për filmin “Atomic Blonde” sa që në shtëpi nuk mund të luante me fëmijët e saj.

Ajo gjithashtu për tu përshtatur sa më më mirë me rolin e saj në filmin “Tully” I cili do të lansohet në muajin maj, ka shtuar më shumë se 22 kilogramë , duke ngrënë vetëm cheeseburger dhe gjëra me përmbajtje sheqerin. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing