Policia në Los Angeles është duke e hetuar një rast sulmi fizik, të shkaktuar nga reperi Kanye West. Këngëtari dyshohet se grushtoi një fans të tij, i cili po afrohej te makina në të cilën gjendej ai, për të marr një autograf.
Viktima i tha policisë se rreth orës 03:00, ai pa reperin të ulur në makinën e tij pasi doli nga Magazina SoHo. Kur fansi iu afrua Ye, ai thotë se reperi u hodh nga makina e tij, e goditi me grusht në fytyrë dhe u largua.
Ye aktualisht po kalon një divorc të profilit të lartë me Kim Kardashian.
Nëse e gjithë ngjarja vërtetohet, reperi mund të vuaj dënim me burg deri në gjashtë muaj!