Këngëtarja me famë botërore, Beyonce ka shkëlqyer në javën e parë në festivalin e artit dhe muzikës, Coachella 2018, me performancat e saj, shkruan Radio Plus.
Por java e dytë nuk ishte si e parë. Këngëtarja 36 vjeçare gjatë përformancës, bashkë me motrën Solange Knowles, të dyja janë rrëzuar në skenë, gjë që bëri publikun të qeshte.
Solange ishte ajo që u rrëzua e para, ndërsa Beyonce u rrëzua pas saj duke u përpjekur ta ndihmonte të ngrihej, por motrat Knowles këtë incident e kaluan me shumë sportivitet dhe vazhduan performance e tyre. /radioplus/