Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studiues të shquar nga bota, rajoni e vendi, prezantuan punimet e tyre në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”

Kulturë  |  23.05.2018 Ora 12:56   
Dje në Prishtinë, në Kolegjin ILIRIA u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tëmën: “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”, e cila bëri bashkë, shumë studiues të shquar të fushave të ndryshme, nga bota, rajoni e vendi, të cilët prezantuan punime të tyre dhe diskutuan për kërkimin shkencor në arsimin e lartë në vend dhe vende të ndryshmë të botës, shkruan Radio Plus.

Qëllimi i Konferencës “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”, ishte trajtimi i çështjeve të kërkimit shkencor dhe të inovacionit në arsimin universitar, duke përfshirë rrjedhat bashkëkohore të organizimit të kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë, sipas Kartës Evropiane të Kërkuesve Shkencorë dhe programeve të tjera strategjike.

Ky tubim shkencor i organizuar nga nga Kolegji ILIRIA, në kuadër të Programit të veprimtarisë akademike shkencore të vitit akademik 2017/2018, u hap nga Prof.Dr Mixhait Reci - President i Kolegjit ILIRIA, i cili foli për kërkimin shkencor, rëndësinë e kërkimit shkencor në arsimin e lartë dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në Kolegjin ILIRIA.

“Kërkimi shkencor është bazë e arsimit të lartë, si motor i inovacionit, i konkurencës dhe cilësisë së mësimdhënies. Pra nuk mund të ndahet arsimi lartë nga kërkimi shkencor dhe së kërkimi është një element i domosdoshëm që sjellë përfitime për vendin. Andaj duke e pasur në konsideratë nivelin e zhvillimit të Republikës së Kosovës. Mund të thuhet se në arsimin e lartë kërkimi shkencor janë shtytës të zhvillimit. Kolegji ILIRIA pretendon të jetë institucion elitar i arsimit të lartë, të bazuar në kërkimin shkencor. Mësimdhënia dhe kërkimi shkencor do të jenë komponente dhe kritere për vlerësim institucional por edhe për funancim të institucioneve të arsimit të lartë si atij të sektorit privat edhe atij publik. Ne si institucion i arsimit të lartë punojmë që të krijojmë një komunitet akademik, edhe përmes nxitjes dhe angazhimit në projekte kërkimore dhe botuese”, tha kështu Presidenti i Kolegjit ILIRIA.

Tutje Prof. Dr Reci foli për domosdoshmërinë e kërkimit shkencornë studimet e master dhe vendin që duhet zë, kërkimi shkencor në korrikulat e studimeve universitare si dhe nevojën për krijimin e kuadrove për të zhvilluar kërkimin shkencor në arsimin e lartë. Dhe krejt në fund premtoi se punimet e e kësaj konference shkencore do të botohen si punim i veçantë i Kolegjit ILIRIA.


“Integrimi real i mësimdhënies në kërkimin shkencor bëhet i domosdoshëm në shkollimin universitar, sidomos në studimet e masterit e në vecanti ato të doktoratës. Duke përfshirë studentë në projekte kërkimore të përbashkëta me mësimdhënësit, të cilët janë drejtues të këtyre projekteve. Metodat e kërkimit shkencor si lëndë, duhet të zënë vend në korrikulat e studimeve universitare, ndërsa përfshirja e studentëve në kërkimin shkencor mund të konsiderohet si mundësi e shkëlqyer për të realizuar objektivat e kërkimit shkencor. Organizimi i studimeve të doktoratës në më shumë institucione të arsimit të lartë në Kosovë për të krijuar kuadër të nevojshme dhe të mjaftueshme, krijon një bazë për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit në arsimin e lartë në kosovë. Rritja e vëmendjes mbi metodologjinë e kërkimit shkencor, respektimi i kërkesave etike të kërkimit shkencor, në mënyrë të vecantë shmangia e plagjiaturës, hartimi i kodit të etikës së kërkimit shkencor dhe sistemit të referencave të kërkimit shkencor, jep karakter të mirëfillët, kërkimit shkencor dhe studiuesit. Mësimdhënia dhe kërkimi shkencor dhe veprimtaria botuese në Kolegjin ILIRIA janë komponente të pandara. Në kuadër rë ILIRISË kemi zhvilluar institutet për kërkime dhe shkencë, të profilizuara në fusha kërkimore, të cilat janë të suksesshme në punët e tyre. Së fundmi Kolegji ILIRIA ka themeluar edhe Institutin për studimet Ilire, ku pretendojmë të tubojmë me një databazë të ilirologëve nga e gjithë bota, si dhe të financojmë projektet e vecanta në këtë fushë. Ndërkaq, sa i përket veprimtarisë botuese, duhet theksuar së që nga fillimi I punës së Kolegjit ILIRIA në vazhdimsi, këmi financuar dhe mbështetur botimet e shumë librave universitar. Kemi revistën shkencore ILIRIA Internacional Revieë, e cila jo vetëm që është krenari e vecantë e Kolegjit ILIRIA, por edhe e tërë sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Është revista e vetme në Kosovë që është me indeksim ndërkombëtar, duke qenë prezente në formë fizike në mbi 30 bibliotekat më të njohura në botë, duke filluar nga ato rajonale, evropiane, deri në Ëashington, Pekin, Moskë, Tokio. Punimet e kësaj konference do të jenë një punim i veçantë i Kolegjit ILIRIA.


Pjesë e konferencës ishte edhe Akademik Marenglen Verli, Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, i cili tha se të gjitha arkivat e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, mund të shfrytëzohen për kërkime shkencore edhe nga studentët e arsimit të lartë në Kosove.

“Nuk është hera e parë që institucioni ynë Akademia e Studimeve Albanologjike, në Tiranë, që përmbledhë katër institucione të mirëfillta në këtë fushë, Institutin e Historisë, të arkeologjisë, gjuhës dhe letërsisë dhe të antropologjisë, pra nuk është hera e parë që ky institucion në linja të vecanta, bashkëpunon me Kolegjin Iliria. Besoj se sot do të bëjmë një marrëveshje , në kuadër të së cilës shpresëojmë të ecim në marrëveshje konkrete. Institucioni ynë, është një institucion që në vazhdimsi e ka mbajtur të bashkuar albanologjinë . Ne këmi një personel prej mbi 100 personash dhe veprimtaria jonë kryesore nuk është mësimdhënia, ne me dëshirë bëjmë këtë gjë por, në 80 % të kohës sonë të punës  veprimtaria e punës sonë është shkencore. Mundësitë e bashkëpunimit me ne për ju janë të hapura, tek ne do të gjeni arkiva shumë të pasura të fushave që përmenda, do të gjeni profesorë nga më të specializuarit, të cilët mund të m,arrin nën udhëheqje apo monitorim, studentë të ekselencës të cilët e kanë me pasion të vazhdojnë studimet e tyre edhe më tej.

Pjesë e konferencës ishte edhe Prof. Dr. Antonello Tarzia nga Italia,  Drejtor i Programit Master në Menaxhment dhe Udhëheqja e Shkollave dhe organizatave Arsimore, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Kolegjin ILIRIA.

“Unë e falendroj shumë profesor Recin për ftesën, kjo është hera ime e tretë që jamë në Prishtinë, gjatë pesë viteve të fundit dhe ju kërkoj shumë falje që ende nuk jam i gatshëm ta flasë gjuhën shqipe, por jam duke punuar në këtë drejtim dhe shpresoj që brenda një viti të jem i gatshëm ta flasë shqipen. Unë si Drejtor i Programit Master në Menaxhment dhe Udhëheqja e Shkollave dhe organizatave Arsimore, jam i gatshëm për bashkëpunim me Kolegjin ILIRIA sa i përket kërkimit shkencor dhe inovacionit në arsimin e lartë.

Një prej prezantimeve më interesante të kësaj konference, ishte ai i Prof. Dr. Bajram Berisha: Kërkimi Shkencor  dhe Inovacioni  në Arsimin e Lartë Universitar -Trendet e përgjithshme dhe sfidat në Kosovë, ku u dhanë informacione rreth kërkimit shkencor në arsimin e lartë në vendin tonë, duke u krahasuar më nivelin e kërkimeve shkencore në arsimin e lartë në shtetet e evropës dhe botës.

“Sot më është dhënë një detyre mjaft e rëndë, do të flasë për një teme mjaftë të gjërë dhe do të flas para një auditor kaq të madh, me shumë profesorë që mund të jenë shumë më kompetentë se unë, megjithatë do të përpiqem të jap disa qasje në të arriturat shkencore në Bashkimin Evropian dhe në Kosovë dhe në kërkimn shkencor të tyre, ku me të vërtetë vendet tjera e kanë të zhvilluar shumë kërkimin shkencor në arsmin e lartë, por edhe Kosova ka bërë një progress të dukshëm në këtë fushë.
Ndërkaq një prej temave që nxiti më së shumti diskutime gjatë konferencës ishte Gjuha shqipe standard, dhe përdormi i saj në hapësirat publike.

“Kur norma standard nuk respektohet nga padituria, kjo quhet dhunë dhe kjo mjerisht ndodhe në media, universitet, në shkollë dhe në shumë hapësira publike. Nëse popujt e tjerë e mbrojnë gjuhën e tyre, një herë, shqiptarët kanë arsye ta mbrojnë gjuhën e tyre shtatë herë, sepse nuk kanë tjetër pasuri më të madhë dhe më të vecantë të tyre se sa këtë thesar. Ne duhet të sillemi me respekt ndaj shqipes sonë standarde, jo mbi bazën e krahinës, jo mbi bazën e mahallës, jo mbi bazën e inatit, por mbi bazën kombëtare, sepse vetëm ashtu mendojmë edhe për kombin edhe për krahinën edhe për mahallën. Për ata që e duan gjuhën shqipe, e të tillë besoj se ka shumë, gjëja më e vështirë është kur gjuha standard nuk respektohet, kur përdornë fjalë të huaja dhe gjuha bastardizohet. Edhe studiuesit e huaj e kanë vënë re se shqipëtarët shumë pak e flasin gjuhën standard. E ardhmja e kombit shqiptar është gjuha. Nëse arsimi është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët, atëherë edhe gjuha standarde duhet të jetë e detyrueshmë si ushqim i nevojshëm për shkollën tone”, tha kështu Prof. As.Dr. Dritëro gjatë prezantimit “Çështja shqiptare në Ballkan nga këndvështrimi i partive politike shqiptare”.

E rëndësishme është se në kuadër të kësaj Konference Shkencore Ndërkombëtare, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në mes të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Kolegjit ILIRIA, si dhe u përurua botimi i Kolegjit ILIRIA : Akademia Shkencore, “AKADEMIK ALEKSANDËR STIPÇEVI”.

Disa nga prezantimet tjera që u shpalosën në këtë konferencë ishin edhe: “ILIRIA DHE ILIRËT” prezantuar nga këshilli organizues: Prof. Dr. Selim Daci, Prof.Dr.Nebi Dervishi, Prof. Dr. Mixhait Reçi, “Shkenca - Formë e aktivitetit mendor të njeriut” nga Prof.Dr.Nuri Bashota, “Krijimtaria e Faik Konicës në Bruksel 1897-1902 ( Rast i kërkimit shkencor: Arkivi Faik Konitza në Archives Generales de Royaume, Bruxelles) nga Prof. Dr. Isak Shema, “Flukset e emigracionit dhe rritja e kërkesave të reja arsimore në Itali” nga Prof.Antonello Tarzia, “Kërkimet shkencore në fushën e arteve dhe të edukimit muzikor” - Prof. Asoc.Dr. Besa Luzha”, “Kërkimet shkencore dhe teknologjia IT në zhvillimin e potencialeve inovative nga Prof. As. Dr. Nderim Zeqiri.  






 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing