Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nesër në TKK jepet premiera e "Arturo Ui”, me regji të Bekim Lumit

Kulturë  |  13.06.2018 Ora 12:18   
Nesër në Teatrin Kombëtar Kombëtar të Kosovës, duke filluar prej orës 21:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Arturo Ui”, shfaqje kjo me skenar të dramaturgut të shquar gjerman dhe botëror, Bertoltt Brecht, dhe me regji të Bekim Lumit, shkruan Radio Plus.

Regjisori i njohur, Bekim Lumi sjellë në jetë “Arturo Ui”, pikërisht në 20 vjetorin e krijimtarisë së tij dhe 120 vjetorin e lindjes së autorit Bertoltt Brecht.

Në shfaqje luajnë aktorët: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj.

Me formën, me përmbajtjen, me frymën dhe me vetat e saj, kjo dramë, në mënyrë simbolike, përshkruan, tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20.

Dhuna fizike, plaçkitjet, djegiet, grabitjet, trysnitë, tagri dhe kërcënimet ndaj tregtarëve, politikanëve e gazetarëve, deri edhe vrasjet e tyre, alibitë dhe gjyqet farsë, detyrimet e dhunshme dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve të krimit, janë vetëm disa nga tablotë e kësaj drame.

Për shkak të temës që e trajton dhe për shkak të aktualitetit të saj të vazhdueshëm, kjo dramë ndërlidhet me shumë nga trendet dhe zhvillimet e përçudshme nëpër botë. Si e tillë, ajo vlerësohet si një nga satirat ma të mira politike dhe historike të shekullit ‘20. “Arturo Ui” nuk është inskenuar asnjëherë deri tani në Kosovë.

Regjisori i kësaj shfaqjeje, Bekim Lumi është shprehur i lumtur me gjithë punën që është bërë për të realizuar këtë shfaqje, e cila për herë të parë vjen në Kosovë.

"Një ditë para premierës së shfaqjes "Arturo Ui"? Po! Gati e pabesueshme! Mbas shumë rropatjesh, provash, mundimesh, lodhjesh, por edhe kënaqësie e deliriumi gjatë ecunisë krijuese, ia dolëm me ardhë deri te çasti magjik, i premierës, kur regjisori ua beson plotësisht e ua jep në dorë lojtarëve (aktorëve) krijesën, artin, zemrën dhe shpirtin e tij", ka shkruar Bekim Lumi në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook.

"Çka me thanë tjetër? Përveç ju lumtë, që keni pasë aq durim, guxim dhe besim me më përcjellë e ndjekë në këtë aventurë të gjatë, të randë, të lodhshme e të vështirë, por edhe të andërrshme, të mistershme e fort të bukur! Pres që, nesër mbrama, në Natën Magjike të premierës, me 14.06.2018, ne orën 21:00, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, të shkëlqeni në artësimin dhe lojën tuej magjike! Ju due shumë!", ka përfunduar kështu regjisori i "Arturo Ui", Bekim Lumi. /radioplus/






 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing