Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Drake thyen rekordin e The Beatles në Billboard Hot 100

Muzikë  |  16.08.2022 Ora 10:38   
Drake ka thyer rekordin e The Beatles për pesë hitet më të mira në klasifikimin Billboard Hot 100.

Reperi 35-vjeçar, vendosi rekordin e ri pasi u shfaq në këngën e re të DJ Khaled 'Staying Alive', së bashku me Lil Baby, i cili bëri debutimin e tij në listë, në vendin e pestë në Billboard Hot 100.

Një postim në Twitter në llogarinë zyrtare të Billboard Charts thotë: "Staying Alive" i @djkhaled, duke shfaqur @Drake @lilbaby4PF, debuton në numrin 5 në #Hot100 të kësaj jave.

"Kjo i jep Drake hitin e tij të 30-të në top 5,  në karrierë, duke kaluar rekord mbajtësit e deri tanishëm @thebeatles.

Pas hitit të tij të 30-të në top pesëshe, Drake ia kalon 29 pesëshes më të mirë The Beatles.

Beatles dikur mbante pesë vendet kryesore në 100 Hot të Billboard më 4 prill 1964, kur 'Can't Buy Me Love' ,  që ishte numri një, dhe pastaj 'Twist And Shout', 'She Loves You', 'I Want To Hold Your Hand', dhe 'Please Please Me'.

Ndërsa Drake-ut iu deshën 14 vjet për të grumbulluar 30 hitet më të mira në top-5, The Beatles e arritën këtë, në vetëm pesë vjet, e fundit ishte 'The Long and Winding Road', e cili kaloi dy javë në vendin e parë në vitin 1970.

Krijuesi i hitit si 'God's Plan' Drake,  është bërë gjithashtu ylli i parë në histori që ka arritur në 100 hitet më të mira në top 100.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing