Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë regjisori I njohur Bekim Lumi. Lumi do të kujtohet përherë si një regjisor I madh, një njeri u vullnetshëm, I përkushtuar dhe Beko I përgjegjshëm.
Kujtojmë se Bekim Lumi bëri për vete dëgjues të shumtë nga viti 2000 deri në vitin 2002, kur ishte pjesë e Radio Plus si një zë I jashtëzakonshëm. Stafi I Radio Plus kishte fat të punojë nga afër me njeriun e artit dhe mentorin e palodhshëm.
Radio Plus shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Lumi dhe të gjithë ata që punuan e ishin të afërt me të.
I përjetshëm kujtimi për ty Bekim Lumi. /radioplus/