Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nissan GT-R50 nga Italdesign, prodhon 710 kuaj-fuqi dhe kushton mbi një milion dollarë

Auto  |  28.02.2023 Ora 8:18   

Nissan GT-R50 nga Italdesign është një veturë shumë e rrallë dhe unike, e për këtë fakt nuk flitet shumë për të.

Megjithatë, fotografi i njohur i veturave Larry Chan së fundmi ka publikuar disa imazhe të kësaj veturë në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Telegrafi.

Karroceria ka një kombinim ngjyrash prej të kuqes dhe asaj e kuqe me nuancë floriri, që rikujton karakterin fiktiv të filmit Iron Man dhe koleksionit të tij të veturave kur shfaqet me Saleen S7 nga gjenerata aktuale e Acura NS dhe disa njësi të Audi R8.

Nissan GT-R50 kushton 1.1 milionë dollarë dhe është një nga 19 njësitë e prodhuara me këto ngjyra. Përveç kësaj, karroceria standarde e GT-R është krejtësisht ndryshe – e puna në këtë R50 është “kryevepër” e Italdesign.

Nën kapak gjendet motori i modelit GT-R, fuqia e të cilit është rritur dhe tani prodhon 710 kuaj-fuqi.

Kjo fuqi motorike bartet në të katër rrotat dhe padyshim është shumë më i shpejtë sesa versioni standard.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing