Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vetura më e vogël në botë del në shitje sërish

Auto  |  22.03.2023 Ora 8:45   

Ofrohet në disa versione, duke përfshirë opsionin për ta montuar vetë.

Peel P50 është një mikroveturë ekstreme me të cilën publiku i gjerë u njoh kur u shfaq në një episod të Top Gear "të vjetër".

Vetëm 137 cm e gjatë dhe 99 cm e gjerë, vetura nuk ka konkurrencë për nga dimensionet. E ideuar si automjeti më i vogël i mundshëm i motorizuar që mund të mbajë një person dhe një çantë, nuk ishte një sukses në marketing.

Vetëm 47 kopje u prodhuan dhe vetëm 30 thuhet se kanë mbijetuar deri më sot.

Projekti i kësaj veture të vogël u ringjall dhe kompania filloi të ofrojë kopje. Pendine Motors ofron tre modele, P50 klasik, një seri të kufizuar të konvertueshme dhe Trident vërtetë të veçantë.

Nëse jeni të interesuar për një ofertë të tillë, dijeni se çmimi fillon nga 11,700 euro.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing