Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Flaka Latifi sjell performancën “Unë dhe Unë”, inspiruar nga “Pulëbardha” e Chekhovit

Kulturë  |  24.03.2023 Ora 8:34   

Një rrëfim dashurie deri në vetëmohim, që vjen me ndërthurje të fjalës, trupit e muzikës, do ta sjell aktorja e njohur Flaka Latifi përmes një performance krejt të veçantë të titulluar “Unë dhe Unë”.

Inspiruar nga “Pulëbardha” e Chekhovit, që shërben si pikënisje e lojës skenike, rrëfimi shndërrohet në një udhëtim të frikshëm dhe të pa planifikuar, dhe një shkatërrim i një jete të re për qëllimet vetjake të një burri.

Performanca vjen të shtunën (25 mars 2023) duke filluar nga ora 19:00 në skenën e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Fondit për Art Feminist i Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing