Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BIK-u u bën thirrje besimtarëve që t’i bashkohen marshit `Liria ka emër`

Vendi  |  31.03.2023 Ora 10:24   

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se do të përkrah dhe mbështesë marshin “Liria ka emër” për t’u solidarizuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

 

BIK-u, nëpërmjet një kumtese për media bën të ditur të premten, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do t’u bëjë thirrje besimtarëve t’i bashkohen këtij marshi.
 

"Bashkësia Islame e Kosovës përkrah dhe mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Bashkësia Islame e Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe vlerëson lart sakrificën e UÇK-së për lirinë e vendit, si një nga vlerat më të larta e të shenjta të popullit tonë", njoftin BIK.
 

Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës, fton dhe bën apel te të gjithë besimtarët që në shenjë respekti e vlerësimi për sakrificën sublime të UÇK-së, dhe për hir të të gjithë atyre deshmorëve që dhanë jetën për liri, të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, në mënyrë që t'i dalim zot vlerave tona të shenjta. 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing