Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot hapet ekspozita “Forehead Vulva Channeling Research” e autores S()fia Braga

Kulturë  |  04.04.2023 Ora 8:26   

Sot, në ‘Galeria 17’, do të hapet ekspozita “Forehead Vulva Channeling Research”, nga artistja S()fia Braga.

Ekspozita “Forehead Vulva Channeling Research”, vjen në kuadër të temës Techne, si rezultat i bashkëpunimit mes Shtatëmbëdhjetë dhe festivalit të famshëm Ars Electronica.

Për më tepër “Forehead Vulva Channeling Research” është hulumtim spekulativ trans’humanist me fokus në zhvillimin e studimeve të avancuara mbi potencialin e trupit të njeriut për të arritur mirëqenie emocionale gjatë gjithë jetës përmes rikalibrimit të qendrave të kënaqësisë duke kanalizuar organet e fshehura duke përdorur teknologji të veçanta.

Qëllimi i Forehead Vulva është që të sjell trupin në një gjendje të lirë, dhe në këtë mënyrë ta transformojë atë, duke rizbuluar potenciale të reja për të cilat njerëzit ende nuk janë të vetëdijshëm.

E nisur si seri e Forehead Vulva Channelers – teknologji specifike e specializuar në Realitet të Shtuar – Forehead Vulva Channeling Research gjeti mbështetje dhe sukses të shpejtë brenda platformave të centralizuara të mediave sociale, duke krijuar rrjedhimisht një performancë spontane në mbarë botën në internet.

Projekti eksploron potencialet e teknologjive për të shndërruar dhe ndryshuar perceptimet mbi trupin përmes shtesave digjitale duke krijuar identitete të reja hibride që vazhdimisht ndryshojnë, prandaj sfidon dhe ngacmon idetë e standardizuara mbi trupin dhe mënyrat e performimit.

Ekspozita do të hapet me datën 04.04.2023, në ora 19:30 në Galeria 17 (Henrik Bariç, nr.10, Prishtinë)

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing