Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Gjermani, s’ka më Volkswagen më të lirë se 20 mijë euro

Auto  |  24.04.2023 Ora 8:28   

Në tregun gjerman janë 30 modele veturash që kushtojnë më pak se 20 mijë euro dhe mes tyre nuk ka më Volkswagen. Një numër i veturave të tilla konsiderohen të vogla, që do të thotë se ka gjithnjë e më shumë automjete që janë të papërballueshme për shumicën e njerëzve.

Sipas analizës së revistës Auto Verkehr, numri i veturave me çmim më të ulët se 20 mijë euro në Gjermani ka rënë nga 45 në 30, krahasuar me pranverën e vitit të kaluar.

Duke qenë se çmimi i Volkswagen Polo u rrit me 1000 euro dhe tani kushton 20.830 euro, edhe Volkswagen si një nga prodhuesit më të mëdhenj të veturave në botë nuk ka më një model më të lirë se 20 mijë euro.

Situata është e ngjashme me veturat e tjera të vogla, duke përfshirë Ford Fiesta, Peugeot 208 dhe Toyota Yaris. Të gjitha të përmendura kushtojnë më shumë se 20 mijë euro. Ka disa arsye pse veturat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Disa prej tyre janë rregullat e Bashkimit Evropian për emetimin e gazrave të dëmshëm dhe rritjen e çmimeve të burimeve të energjisë dhe lëndëve të para. Prodhuesit thjesht ua kalojnë konsumatorëve kostot në rritje të prodhimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing