Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ngjarjet e datës 2 maj

Vendi  |  02.05.2023 Ora 10:09   

Ngjarjet e datës 2 maj 2023.

 

Demokraci Plus mban konferencë për media ku do t'i shpalos rekomandimet e raportit të fundit për parandalimin e keqpërdorimit në prokurim publik. (Zyret e Demokraci Plus, ora 10:00)


Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)


Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi organizon një aksion në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

 
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N302, ora 11:30)


Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane behët hapja e ekspozitës "Landscapes of Repair" e organizuar nga forumZFD Kosova rreth peisazheve post-traumatike në Kosovë. (Qendra për Praktikë Rrëfyese në Prishtinë, ora 18:00)


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 23-vjetorin e themelimit të saj. (ora 18:00)

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing