Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rihapet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë

Vendi  |  03.05.2023 Ora 8:19   

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë është rihapur pas renovimit të plotë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Fushë Kosovës të martën, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj.Mimoza Kolshi dhe Drejtori i QKMF-së Dr.Osman Maxhera me bashkëpunëtorë, rihapën Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë pas renovimit të tërësishëm të saj”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, renovimi i kësaj qendre aq sa ishte i nevojshëm ishte edhe determinues për të plotësuar nevojat shëndetësore të qytetarëve të Fushë-Kosovës.

“Punët e mira dhe gatishmëria për një ambient si ky sot, do të jenë pjesë kryesore e qëllimeve për ofrim të shërbimeve shëndetësore kualitative për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet tutje në njoftimin për media.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing