Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ATK-ja mbanë sesioni informues me studentët të Universitetit “Hasan Prishtina”

Vendi  |  04.05.2023 Ora 10:50   
Përmes një sesioni informues studentët të Universitetit “Hasan Prishtina” – Fakulteti Ekonomik, janë njoftuar me Sistemin Tatimor të Kosovës.

Zt. Sami Salihu Zv. Drejtor Ekzekutiv 2 i ATK, ka prezantuar Sistemin Tatimor në Kosovë, me theks të veçantë përparësitë e sistemit tatimor. Ajo çfarë u theksua në këtë sesion ishte rreth informimit se ligjet tatimore në Kosovë dhe aktet nënligjore janë të bazuara në standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së.
 

Po ashtu, z. Salihu përmendi edhe reformat e institucionit të ATK-së si mjedis i përshtatshëm biznesor, duke ofruar të gjitha shërbimet për tatimpaguesit në mënyrë elektronike.
 

Veç tjerash, studentet u njoftuan se në Kosovë normat tatimore janë të ulëta dhe më të favorshme krahasuar me vendet në rajon dhe më gjerë, si dhe të gjitha tatimet deklarohen në mënyrë elektronike.
 

Përveç procedurave, infrastrukturës ligjore, studentët patën mundësi që të dëgjojnë edhe për progresin e ATK-së në inkasimin e të hyrave, lehtësirat në pagesën e tatimeve, si dhe për synimet e ATK-së në të ardhmen./ekonomiaonline/
 

Si çdoherë tjetër ATK hapi mundësinë e diskutimit, përmes sesionit të pyetjeve, ku studentet parashtruan një numër të madh pyetjesh të ndryshme rreth tatimeve, për të gjitha morën përgjigje edhe përmes shembujve praktik. Ata po ashtu, vizituan departamente të ndryshme në ATK dhe patën mundësin të shohin nga afër punën që bëhet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing