Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një tjetër yll i Hollywoodit vishet nga Valdrin Sahiti

Kulturë  |  10.05.2023 Ora 8:21   

Edhe një herë tjetër disenjatori shqiptar Valdrin Sahiti mori vëmendjen në tapetin e kuq me fustanet e tij. Kësaj radhe puna e tij ishte e pranishme në promovimin e filmit më të ri të krijuar nga “Disney”, “The Little Mermaid”, që në shqip njihet si “Sirena e vogël”. Aktorja kryesore që luan rolin e Ariel, Halle Bailey, kishte të veshur një fustan metali, që ngjante me horizontin e detit nga marka “Valdrin Sahiti”.

Ajo pa diskutim shkëlqeu në premier dhe veshja e saj u komentua shumë në rrjetet sociale.

Pos kësaj, së fundi Sahiti ka prezantuar koleksionin më të ri, të titulluar “Resort”.

Fustanet janë tejet glamuroze, të punuara me material vezullues. Detajet në ta krijojnë përshtypjen se janë të rrudhosura për trupi në mënyrë sensuale. Ngjyrat që dominojnë janë e kaltra, gjelbër, nuanca të së verdhës dhe kafeje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing