
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtoresha e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), Leonida Molliqaj, ka thënë se nuk ka as një kuptim që shteti t’i taksojë produktet menstruale, pasi ajo ka thënë se ato nuk janë produkte luksi por janë produkte të domosdoshme.
Ajo ka thënë se për 42 orë prej kur është hapur peticioni online, ai është nënshkruar nga mbi 4 mijë persona.
Ajo ka thënë se kërkesat e deritanishme të tyre për heqje të TVSH-së prej 18% për produktet menstruale, nuk janë marr parasysh.
“Ne kemi lobuar për t’u hequr taksa prej 18%, kemi dërguar letra secilit deputetë që të bëhen pjesë e kampanjës për t’i shtyrë përpara ndryshimet ligjore, e kemi parë një numër shumë të vogël që na kanë përkrahur, kemi bërë një aksion pa Qeverisë ku kemi vendosur peceta menstruale me ngjyrë të kuqe para qeverisë, këtë edhe për ta luftuar stigmën por edhe kemi vendosur pankartën se ‘shteti po na takson menstruacionet’, kemi kërkuar edhe prej Qeverisë por deri më sot nuk kemi parë asnjë përgjigje”, ka theksuar Molliqaj.
Molliqaj ka folur edhe për kampanjën për shpërndarje të pecetave menstruale falas.
“Ideja e kësaj kampanje është ta kundërshtojmë stigmatizimin për menstruacione por edhe varfërinë menstruale. Ndonëse e dimë që shpërndarjet që ne i bëjmë që deri më tani ka prekur një shifër diku rreth 40 mijë peceta që janë shpërndarë në hapësira publike në Kosovë, ne jemi të vetëdijshme që nuk mund ta zgjidhim problemin e varfërisë menstruale por më shumë e bëjmë për ta ngritur vetëdijen se pecetat duhet të ju takojnë të gjithëve falas sidomos grupeve ta margjinalizuara”, ka deklaruar Molliqaj.