Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ASK:Tregtia prin në punësim

Vendi  |  16.05.2023 Ora 10:41   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për shkurt 2023.

 

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin Shkurt të vitit 2023.
 

Në muajin shkurt të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shkurt 2022) kishte rritje te: Agjencitë e udhëtimit (104.38%); Hotelet (72.28%); Aktivitetet e Arkitekturë dhe Inxhinierisë (43.92%); Tregtia (34.5%); Transporti dhe magazinimi (21.78%); Informacioni dhe komunikacioni (21.72%); Bar-Restorantet (16.9%).
 

“Nmri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shkurt 2022) kishte rritje te: Tregtia (31.44%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (18.93%); Informacioni dhe komunikacioni (11.62%); Transporti dhe magazinimi (11.2%); Agjencitë e udhëtimit (3.37%); Bar-Restorantet (3.06%); dhe Hotelet (0.37%)”, njofton ASK./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing