Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Flauti magjik” për fëmijë e familje, 3 ditë në Teatrin e Operas

Kulturë  |  30.05.2023 Ora 10:22   

Për tri ditë me radhë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vënë në skenë “Flautin magjik”, përshtatur për fëmijë dhe familje.

 

Testamenti shpirtëror i Moxartit u përcoll përgjatë datave 26, 27 dhe 28 maj. “Flauti magjik” është një vepër shumëdimensionale ku të vegjlit artdashës u përfshinë tërësisht në një botë magjike.
 

Libreti i kësaj opere bazohet në një përrallë me nota të holla humori dhe plot mistere. Tamino dërgohet nga Mbretëresha e Natës për të shpëtuar vajzën e saj Pamina nga prifti i lartë Sarastro. Megjithatë, gjatë aventurës së tij, Tamino vlerëson vlerat dhe idealet e Sarastros dhe i bashkohet rrugëtimit të tij.
 

Muzika e bukur e Moxarit dhe artistët e TKOB argëtuan pa masë spektatorët e vegjël, në hollin koncertor të teatrit. Edhe orari i vendosur paradite, ishte lënë enkas për ta bërë më të mundur frekuentimin nga fëmijë e familjarë.
 

Vepra në formën e një Singspielit, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, i dha dinamikë shfaqjes dhe dhuroi atmosferë emocionuese për publikun./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing