Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në moshën 83 vjeçare, Al Pacino, do të bëhet sërish baba

Film  |  31.05.2023 Ora 16:38   
Aktori i Hollivudit, Al Pacino do të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare, me partneren e tij 29-vjeçare Noor Alfallah që pret një fëmijë, sipas raportimeve të shumta sipas CNN.

Aktori, i njohur më së shumti për rolet e tij në serialet "Scarface" (1983) dhe "The Godfather". Ai ka tre fëmijë të tjerë, dy me Beverly D'Angelo dhe një me Jan Tarrant.

Në vitin 2014, Pacino deklaroi se si fakti që babai i tij e la atë dhe nënën e tij kur ishte dy vjeç, ka formësuar marrëdhënien e mirë me fëmijët e tij.

Ai i bashkohet një liste në rritje të baballarëve të moshuar. Në moshën 79-vjeçare, aktori Robert De Niro ka mirëpritur së fundmi fëmijën e tij të shtatë.

Pacino fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për filmin "Scent of a Woman" të vitit 1992 dhe gjithashtu ka marrë disa nominime gjatë karrierës së tij.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing