
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në vend të imazhit të pathyeshëm që Johnson ka ndërtuar prej vitesh në Hollywood, ky film e paraqet atë si një njeri të brishtë, të përballur me plagët fizike dhe shpirtërore që sjell sporti ekstrem. Përkrah tij luajnë aktorja Emily Blunt dhe kampioni i MMA-së, Ryan Bader.
Regjisori Benny Safdie – i njohur për filmat Good Time dhe Uncut Gems – e sjell Johnson-in në një dimension të ri, larg blockbustereve të zhurmshëm. Kritika ndërkombëtare e ka vlerësuar interpretimin e tij si të fuqishëm dhe të ndjerë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e një nominimi për Oscar.
Filmi, që do të shfaqet më 3 tetor 2025, shihet si një ndër projektet më të rëndësishme të vitit, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e një prej yjeve më fitimprurës të Hollywood-it.