Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Julia Roberts shkëlqen në After the Hunt- roli që mund ta çojë drejt një tjetër Oscar

Film  |  01.09.2025 Ora 8:18   
Julia Roberts kthehet në qendër të vëmendjes me filmin më të ri të Luca Guadagnino, After the Hunt, i cili pati premierën e tij këtë vit. Filmi është një dramë akademike që trajton tema aktuale si feminzimi, “cancel culture” dhe politikat e identitetit, por mbi të gjitha shërben si një platformë për një nga interpretimet më të fuqishme të Roberts në vite.

Roberts luan rolin e Almës, një profesore filozofie në Yale University, e respektuar dhe e adhurur nga studentët dhe kolegët, por e vendosur përballë një dileme të vështirë kur një studente e saj pretendon se është ngacmuar nga një koleg i afërt. Ndërsa tensioni akademik dhe personal rritet, Alma gjendet mes besnikërisë, karrierës dhe ndjenjës së drejtësisë.

Filmi, i gjatë 2 orë e 19 minuta, është pritur me reagime të përziera. Kritikët e vlerësojnë interpretimin brilant të Roberts, duke e cilësuar si një rol që mund t’i sjellë asaj një nominim për Oscar, por kanë kritikuar skenarin për mbingarkesë me subjekte dytësore dhe gjuhë filozofike të tepërt.

Pavarësisht mangësive, After the Hunt mbetet një nga rolet më të fuqishme të Roberts në dekada, duke dëshmuar se ajo vazhdon të jetë një prej ikonave më të mëdha të Hollywood-it.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing