Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot hapet ekspozita SOLO me artistët Shkamb Jaka dhe Laureta Hajrullahu

Kulturë  |  07.06.2023 Ora 8:30   

Sot hapet ekspozita SOLO me artistët Shkamb Jaka dhe Laureta Hajrullahu, kuruar nga Lek M. Gjeloshi.

Ekspozita Solo, (ose “vetëm”), përtej referencës së përbotshme që përcakton në raport me natyrën e ekspozitave (vetjake), në këtë rast i referohet – metaforikisht – historisë së një personazhi, shkëputur nga filmi “Nirvana” i vitit 1997. Larg qarkut të shkurtër që krijonte asokohe një emër i tillë, e që lidhej menjëherë me grupin muzikor amerikan, “Nirvana” në film është një videogame. I inspiruar nga një prej romaneve më të njohur cyberpunk të William Gibson-it, filmi rrëfen historinë e një programuesi lojërash kompjuterike, dhe atë të Solos, personazhit të lojës, i cili gjatë zhvillimit të filmit vetëdijesohet mbi të qenurit virtual dhe i kërkon kësisoj programuesit ta eliminojë si krijesë.

Ekspozita do të mbahet sot, me 6 qershor, në Centre for Narrative Practice, ora 20:00.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing