Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arber Selmani pjesë e festivalit të njohur italian, që dikur morën pjesë edhe Kadare dhe nobelisti Coetzee

Kulturë  |  15.06.2023 Ora 11:03   
Shkrimtari nga Prishtina, Arber Selmani, pas shumë sukseseve ndërkombëtare me artin e tij në të shkruar, do të jetë gjithashtu pjesë e festivalit kryesor të poezisë në Itali, Genoa International Poetry Festival Parolse Spancate.

Selmani do të jetë pjesë e aktiviteteve që zhvillohen sot me 15 Qershor, duke lexuar poezi të shkruara nga vet ai në tri ngjarje brenda këtij festivali, duke kulmuar pjesëmarrjen e tij në natën e leximeve poetike në Palazzo Ducale.

Përvec pjesëmarrjes si shkrimtar nga Kosova, Selmani ka ndarë për publikun edhe lajmin se disa nga poezitë e tija do të përkthehen edhe në gjuhën italiane, krahas përkthimeve të mëparshme në disa gjuhë të botës.

Genoa International Poetry Festival Parolse Spancate këtë vit do t’i kushtojë një seksion të vecantë shkrimtares Wisława Szymborska.

Në këtë festival nëpër vite kanë marrë pjesë edhe Ismail Kadare, nobelistët J. M. Coetzee dhe Wole Soyinka dhe Czeslaw Milosz, Visar Zhiti, Agim Vinca, Luljeta Lleshanaku, e shkrimtarë tjerë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing