Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Anibar prezanton programin filmik për edicionin e 14-të

Kulturë  |  19.06.2023 Ora 10:21   

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit - Anibar ka prezantuar programin filmik për për edicionin e 14-të të festivalit që do të mbahet nga datat 17-23 korrik në qytetin e Pejës.

 

Programi filmik i cili përfshinë një diversitet për nga tematikat do jetë i ndarë në nëntë kategori ku shtatë prej tyre do të jenë kategori garuese ndërsa dy të tjerat janë kategori jasht garës.

“Për këtë edicion numri total i filmave të cilët kanë aplikuar ka qenë 1509 dhe pas një procesi të kujdesshëm vlerësimi janë përzgjedhur 138 filma prej të cilëve 125 do të jenë me karakter garues ku tre prej tyre janë prodhim i animatorëve kosovar, ndërsa 13 prej tyre do te jenë në kategori jo garuese”, thuhet në njoftim.

Këto filma përfshijnë një spektër të gjerë temash, stilesh dhe teknikash të animacionit, dhe do të jenë të shpërndara në 9 kategori të listuara si në vijim:

Shtatë kategoritë me karakter garues janë:

1. Gara Ndërkombëtare me 18 filma

2. Gara e Studentëve me 24 filma

3. Gara Ballkanike me 7 filma

4. Gara e Video-Animacionit Muzikor me 30 filma

5. Kategoria e të Drejtave të Njeriut me 11 filma

6. Programi i audiencës së re me 31 filma

Ndërkaq Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë do të shpallet së shpejti!

Dy kategoritë jashtë garës

7. Panorama Jashtë Garës me 4 filma

8. Programi Eksperimental me 9 filma

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit - Anibar  sivjet mbahet në qytetin të Pejës nga data 17 deri më 23 korrik./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing