Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lamborghini regjistron shitje rekord në vitin 2023

Auto  |  02.08.2023 Ora 11:41   
 

Lamborghini regjistroi shitje rekord në gjysmën e parë të vitit 2023. Prodhuesi italian shiti më shumë se 5300 vetura në mbarë botën në gjashtë muajt e parë.

Ky është viti kur Lamborghini feston 60-vjetorin e ekzistencës dhe pika e kthesës kur filloi të lansonte modele ekskluzivisht të elektrizuara. Kjo është arsyeja pse shitjet arritën rekord të ri pas gjashtë muajve të parë të vitit 2023. Në gjysmën e parë të vitit, prodhuesi nga komuna e vogël italiane e Sant'Agata Bolognese, ndër të tjera në pronësi të Grupit Volkswagen përmes filialit të tij Audi, shiti 5.341 vetura në mbarë botën, një rritje prej 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Në gjysmën e parë të vitit, Lamborghini shiti 2285 vetura në rajonin e përbërë nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika. 1857 vetura u shitën në tregun e Amerikës së Veriut dhe 1199 njësi në rajonin Azi-Paqësor. Sipas vendeve, tregu më i madh ishte Shtetet e Bashkuara, ku u shitën 1625 vetura.

Në vend të dytë renditet Britania e Madhe me 514 vetura të shitura, e ndjekur nga Gjermania (511), Kina (450), Japonia (280 ) dhe Italia (270). Krahas tyre, Lamborghini realizoi të ardhura prej 1.42 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit, që është një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e biznesit arritën në 456 milionë euro, që paraqet rritje prej 7.2%.

Rezultatet e shitjeve të Lamborghinit u bazuan në vetëm dy modele - Huracan dhe Urus. Aktualisht, këto dy modele nuk mund të porositen më, sepse të gjitha janë shitur deri në fund të prodhimit.

Vitin e kaluar, Lamborghini për 12 muaj shiti afro 10 mijë vetura.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing