13 asete të trashëgimisë kulturore kanë hyrë në mbrojtje të pëhershme të shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

“Në Gjilan, Shtëpia e Zekirja Abdullahut, Kisha e Shën Anës, Objekti i Kajmekamëllekut, Objekti i ish Depos Ushtarake Turke, Shtëpia e Haxhi Ahmetit; në Prizren, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kompleksi i Kishës Katolike “Zonja Ndihmëtare”, Kroi i Binbashit, Shtëpia e Musa Shehzades; në Partesh, Kisha e Shndërrimit; në Ferizaj, Kompleksi i Ndërtesave: Xhami e Kishë Ortodokse; në Kamenicë, Teqeja e Sheh Zenel Abedinit; në Kaçanik, Xhamia e Hoxhë Sinan Pashës”, ka njoftuar Ministria për asetet tashmë në mbrojtje.

Tutje, MKRS është zotuar se përkushtohet për ruajtjen dhe funksionalizimin e këtyre aseteve./rtk/