Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

‘Etno Fest’, gati për rrugëtimin tetë ditor me moton ‘Liria’

Kulturë  |  10.08.2023 Ora 9:04   

“Etno Fest” për të trembëdhjetën herë me radhë do të zhvendos skenën kulturore drejt fshatit Kukaj të Prishtinës. Për 8 ditë, festivali do të sjellë shfaqje, mbrëmje muzikore, ekspozita dhe shumëçka tjetër nën moton “Liria”.

 

Linda Ukaj e Arben Bajraktaraj do të jenë të pranishëm për muzikë e teatër, ndërkaq shfaqjet të cilat do të jepen janë “Molly” nga Sibel Avdiu, "Kërkohet bashkëshort i ri” me regji të Gëzim Hasanit, “Adrien” nga Skender Podvorica, “Antigonat” e Erson Zymberit, “Rizah Bllaca” shfaqje etnografike në regji të Zana Durakut, “Tatuazhi i trendafilit” nga Zana Hoxha, “Lo Speziale” nga Opera e Kosovës dhe Akademia e Arteve - Prishtinë, me regji nga Elikona Hysaj dhe në fund “Gadjo” nga Jeton Neziraj, me regji të Blerta Nezirajt,  në bashkëprodhim të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” - Tiranë dhe “Multimedia” - Prishtinë.

Ndërkaq në mbrëmjet muzikore “Etno Neja” do të performojnë Irma Libohova, Edona Reshitaj me bend, Dina e Mel nga Zagrebi dhe Nick Mazrekaj “Kasheme” nga Zvicra, Melodia e Vjetër, Vesa Smolica dhe Agron Peni me bend, Linda Rukaj dhe Arben Bajraktaraj, nga Parisi – Francë./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing