Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Baleti Kombëtar kalon kufijtë, çon shfaqje në Austri e Amerikë

Kulturë  |  25.08.2023 Ora 8:31   

Baleti Kombëtar i Kosovës sivjet në mesin e programit vendor, do të ofrojë shfaqje edhe në skena botërore. Stacionin e parë e ka në Festivalin e Grazit në Austri.

Atje do të prezantohet me shfaqjen “Correr o Fado” gjatë datave 26 dhe 27 gusht.

Stacioni i dytë i Baletit Kombëtar është New York, në të cilën do të shkelin për herë të parë. Atje balerinët Aulonë Nuhiu dhe Fatmir Smani do të prezantohet  me shfaqjen "Migrimi", premierën e së cilës e dhanë në qershor në Itali.

“Dashnia jonë për këtë profesion dhe mundi jonë kanë mbërri që ne të mos e ndalim punën, kemi vazhdu të punojmë. Kjo po vlerësohet jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet tjera”, thotë balerina Aulonë Nuhiu në videon prezantuese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing