Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lutfi Hoxha – aktori i dhjetëra roleve në film e teatër

Kulturë  |  11.09.2023 Ora 9:22   
 
Janë dhjetëra filma të kinematografisë shqiptare që atë e kishin prej personazheve kryesore. Në teatër, jo veç aktor, qe edhe themelues. I nderuar gjatë karrierës me mirënjohjet e dekoratat më të larta shtetërore, aktori Lutfi Hoxha vdiq të dielën. Ai ishte 89 vjeç.

I lindur me 1 qershor 1934, Hoxha qysh si i ri do të niste interesimin për artin. Në janarin e vitit 1953, si 19-vjeçar do të bëhej një ndër themeluesit e tetarit të qytetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Pikërisht ky institucion edhe dha kumtin për Hoxhën.

“Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, shkruhet në njoftimin e teatrit. “Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit ‘Aleksandër Moisiu’”, shkruhet në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij institucioni, Hoxha ka luajtur mbi 100 role në teatër dhe rreth 20 në kinematografi.

“Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini”, janë disa prej prodhimeve të kinostudios “Shqipëria e Re” ku ka luajtur Hoxha. Angazhimet e tij kishin vazhduar edhe pas pensionimit. Qe pjesë e shumë shfaqjeve në Teatrin e Durrësit dhe atë Kombëtar në Tiranë.

Në përvjetorin e 85-të të lindjes së aktorit, regjisori Gjergj Vlashi kishte thënë se gjatë viteve të punës Hoxha ka qenë pasqyrë e njeriut të mirë me zemër të madhe dhe një pedagog i mrekullueshëm në rrugën e mjeshtërisë së aktorit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing