Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi i ri nga Martin Scorsese shfaqet në kinema më 20 tetor

Film  |  15.09.2023 Ora 9:28   
Regjisori i mirënjohur i filmave të Hollywoodit, Martin Scorsese, ka lansuar trailerin e filmit të tij më të ri “The Killers of The Flower Moon”.
 
Në këtë film luajnë yjet e aktrimit Leonardo DiCaprio e Robert DeNiro, ka raportuar Consequence.
Drama historike do të shfaqet në kinema më 20 tetor përmes Apple Studios.

“Killers of the Flower Moon” bazohet në një libër më të njëjtin emër që e ka shkruar David Grann.
Në film bëhet fjalë rreth vrasjeve të popullit vendas Osage në Oklahoma në vitin 1920. Vrasjet e këtyre njerëzve ndodhën pasi që në tokën e tyre u zbulua sasi e madhe e naftës.

Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone luajnë në rolet e Ernest dhe Mollie Burkhart, një çift i martuar që jetojnë në Oklahoma gjatë kohës kur ndodhin vrasjet.



Robert DeNiro portretizon axhën e Ernestit, William Hale një fermer i famshëm i Osagëve.

Jesse Plemons luan rrolin e Tom White, një agjent BOI, që heton vrasjet dhe Brandon Fraser është në rolin e avokatit të Halet.
Përkrah këtyre rroleve luajnë edhe shume aktorë të tjerë si: John Lithgow, Tantoo Cardinal, Cara Jade Myers, JaNae Collins, dhe Jillian Dion, së bashku me muzikantët Jack White, Jason Isbell, dhe Sturgill Simpson.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing