Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Angelina Jolie boton librin e saj në gjuhën shqipe

Film  |  20.09.2023 Ora 9:31   
Aktorja e famshme, Angelina Jolie, në bashkëpunim me “Amnesty International” dhe Geraldine Van Bueren ka botuar librin e saj të ri në gjuhën shqipe.

Ambasadorja e vullnetit të mirë e programit “Unicef” ka botuar librin e saj më të ri për të drejtat e fëmijëve.
Ajo në faqen e saj të rrjetit social Instagram ka bërë një postim me fotografi të librit të saj të fundit që titullohet “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”.

Angelina librin e ka botuar në disa gjuhë, ndër to edhe në shqip.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për të parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani, dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që po përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar ajo si përshkrim në postim.

Postimi i aktores Jolie në Instagram


Përveç Kosovës e Shqipërisë libri u botua edhe në Poloni, Moldavi e Rumani.

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit Angelina Jolie njihet për aksionet humanitare prej kohësh.

48-vjeçarja si ambasadore e programit “Unicef” ka qenë shumë herë në misione për të drejtat e fëmijëve nëpër botë.
Në vitin 2002 Angelina pati vizituar Kosovën, si përfaqësuese e UNCHR-it, për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga lufta. Aktorja amerikane ishte në qytetin e Mitrovicës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing