Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi ‘The Land Within’ vjen në kinematë e kryeqytetit

Film  |  21.09.2023 Ora 8:47   

Filmi ‘The Land Within’ nga regjisori Fisnik Maxville (Maxhuni) pas premierave ndërkombëtare dhe pas shfaqjes së parë vendore në `Prishtina Film Festival`, do të fillojë rrugëtimin e tij në kinematë e Kosovës, duke filluar nga sot.

 

Filmi ka për personazh kryesor Remon, i cili pas shumë vjetësh në mërgim, kthehet nga Gjeneva në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e kryefamiljarit dhe për hapjen e një varri masiv. Kthimi nuk është i lehtë. Remos i duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Të pranishëm do të jenë aktorët Florist Bajgora, Çun Lajçi, Irena Aliu, Era Balaj, Don Shala, Allmir Suhodolli e shumë të tjerë si dhe i tërë ekipi punues.

Ky film është prodhuar nga produksioni Ikonë-Studio në bashkëpunim me produksionin zviceran Alva Film Production.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing