Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Reperi francez MHD dënohet me 12 vjet burgim për vrasje

Muzikë  |  26.09.2023 Ora 9:36   
Reperi francez MHD është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e një të riu në Paris në vitin 2018, raportoi të dielën BBC-ja.
Gjykata në Paris e ka shpallur fajtor 29-vjeçarin, emri i vërtetë i të cilit është Mohamed Sylla, për përfshirjen në vrasje.

Viktima u rrëzua nga Mercedesi i MHD-së, më pas u rrah dhe u godit me thikë deri në vdekje nga një grup prej rreth 12 personash.
MHD, i cili njihet për përzierjen e trap-it dhe muzikës së Afrikës Perëndimore, të njohur si "Afro Trap", u deklarua i pafajshëm për akuzat.

"Që nga fillimi, unë kam mbajtur pafajësinë time në këtë rast dhe do të vazhdoj të ruaj pafajësinë time”, ka thënë ai para gjykatës.
Ai mohoi të kishte qenë prezent në vendin e vrasjes, me arsyetimin se rasti ndaj tij ishte i bazuar në thashetheme.

Pesë prej të bashkëpandehurve të MHD-së iu dhanë gjithashtu dënime me burg nga 10 deri në 18 vjet, teksa tre të tjerë u shpallën të pafajshëm.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing