Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Grant prej 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes për bujqit e Kosovës

Vendi  |  16.10.2023 Ora 8:17   

Ministri Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar sot grantin për projektin “Përmirësimi dhe Rehabilitimi i Sistemeve të Ujitjes”, në vlerë prej 9.15 milionë euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi se projekti synon rritjen e efiçiencës në shfrytëzimin e ujit dhe rritjen e rendimentit bujqësor në komunat e Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit.

“Gjithashtu, synohet rehabilimi dhe modernizimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, që renditet ndër investimet prioritare të identifikuara në Master Planin për sektorin e ujitjes në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Përfitues kryesorë nga ky projekt do të jenë fermerët privatë që shfrytëzojnë skemat e ujitjes/kullimit, duke ofruar produkte me cilësi të lartë si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për rajonin e Bashkimin Evropian./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing