Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Specializantët protestojnë edhe gjatë kësaj jave – kërkojnë pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave

Vendi  |  16.10.2023 Ora 8:36   

Një grup i specializantëve ka njoftuar se do të vazhdojnë të protestojnë, për kërkesat e tyre pasi që nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 11:00, nga e hëna deri të premten, do të mbahet protesta e tyre para Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta e tyre lidhet me siç kanë thënë, mospagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave si dhe mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.

Ata gjatë javës së kaluar protestuan për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.

Arianit Zajmi, kishte theksuar se secializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë.

“Detyrohemi me paguar nga 500 euro në vit, që i bie për pesë vjet me pagu 2,500 euro, kjo nuk ka qenë më përpara. Prej muajit shkurt, nuk e kemi marrë asnjë cent për kujdestari. Specializantët po paguhen me çmime fikse për kujdestaritë”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing