Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dasmat janë specialiteti i Sandrës: Edhe pse nuk është e ftuar, ajo ha, pi dhe në fund vjedh dhurata

Bota  |  16.10.2023 Ora 8:59   

Një grua nga Misisipi akuzohet se është shfaqur në disa dasma edhe pse nuk ishte e ftuar, duke përfshirë një në kontenë Pontotoc.

Sipas zyrës së sherifit, Sandra Lynn Henson, 56 vjeç, u arrestua në një dasmë rreth dy javë më parë.

Këtë herë Sandra dyshohet se është denoncuar nga mikpritës i dasmës dhe sherifi ka bërë kallëzim kundër saj për vjedhje të vogla, hyrje të paautorizuar dhe prishje të qetësisë.

Në vitet e mëparshme, Henson nuk “hynte” në dasma vetëm për të ngrënë dhe pirë falas, por u kap disa herë duke vjedhur karta krediti dhe para nga çantat e grave.

Ajo mori pjesë në dasma në disa shtete federale, kryesisht në Alabama, Mississippi dhe Tennessee.

Në Alabama, policia e lidhi atë me vjedhje në nëntë dasma të ndryshme, dhe sulmet e saj të para u regjistruan në vitin 2017.

Në vitin 2021, Henson u kap duke vjedhur karta krediti, para dhe dhurata në një martesë në Misisipi. Në atë kohë ajo ishte tashmë në lirim me kusht dhe meqenëse u kap në flagrancë, u dënua me pesë vjet burg. Ndaj nuk është e qartë se si e ka gjetur tashmë veten të lirë, shkruajnë mediat amerikane. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing