Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zvogëlohet lista e pritjes për rezonancë magnetike në QKUK

Vendi  |  17.10.2023 Ora 9:04   

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për zvogëlimin e listës së pritjes për rastet ambulantore për Rezonancë Magnetike në QKUK.

 

“Bazuar në raportin e Klinikës së Radiologjisë, është zvogëluar lista e pritjes për raste ambulantore për Rezonancë Magnetike (MRI), në vetëm 3 muaj e gjysmë, nga më shumë se një vit sa ishte më parë, përderisa për pacientët e shtrirë në klinika, nuk ka fare listë të pritjes”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së. 

Sipas komunikatës, në 9 muajt e fundit Klinika e Radiologjisë ka kryer kryer 9 mijë e 683 Rezonanca Magnetike, 23 mijë e 751 pacientë në Tomografi të Kompjuterizuar.

“Brenda muajit, në Klinikën e Radiologjisë, kryen 12 mijë e 500 deri në 14 mijë ekzaminime të ndryshme diagnostike për pacientët. Qendra Klinike Universitare e Kosovës, aktualisht ka në funksion 3 Rezonanca Magnetike, gjë që ka mundësuar që të bëhet reduktimi i listave të pritjes. Këtë reduktim e ka ndihmuar edhe instalimi i aparatit të Rezonancës Magnetike në Spitalin e Pejës”, theksohet tutje në komunikatë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing