Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gratë në biznes përballën më shumë sfida

Vendi  |  17.10.2023 Ora 9:06   

Me rastin e Ditës së Gruas Rurale në sheshin “Zahir Pajaziti” po mbahet panairi i organizuar nga "EcoKosWomen".

 

Me këtë rast u tha se gratë në biznes përballën më shumë sfida, ndërsa u premtua që nuk do t’iu mungojë përkrahja institucionale.

Njëra ndër to është Ardita Kastrati nga Komuna e Pejës dhe Kadrie Mustafa Dodaj nga Kamenica, të cilat për vite merren me biznes.

Ato i thanë Radio Kosovës së përballen me sfida të shumta, por në ato raste kur kanë pranuar përkrahje institucionale, të bërit biznes ka qenë shumë i lehtë.

 “Sfidat janë mjaft të mëdha, sidomos për ne femrat, këto janë më të ndërlikuara. Unë i kam fituar disa subvencione edhe disa pajisje, përmes një granti të Ministrisë së Bujqësisë. Po mirë, ndonëse ka edhe sfida. Sfidat nuk largohen asnjëherë kur mundohesh të punosh, por po ja dalim. Pika grumbulluese, depo përpunuese që është ndërtuar na ka ndihmuar shumë dhe është diçka shumë e mirë”.

Gratë që merren me biznes i vizitoi sot ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Ai tha se në vitin 2022, në kuadër të programit të grandeve gratë kanë përfituar 7.2 milionë euro.

Se gratë në biznes përballen më shumë sfida e thotë edhe Vlora Tushi, shefe e Zyrës së UN Women në Kosovë. Ajo tha së gratë që bëjnë biznes në Kosovë nuk kanë qasje të barabartë.

Danilla Çoça, nga “EcoKosWomen”, tha se gratë në biznes duhet të kenë mbështetje institucionale.

Në Kosovë ende ekziston një dallim i madh në mes numrit të bizneseve që drejtohen nga burrat dhe atyre që drejtohen nga gratë./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing