Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Numri më i madh i studentëve të vitit të parë në fushën “Biznes, Administratë dhe Ligj”

Vendi  |  18.10.2023 Ora 8:30   

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se numri më i madh i studentëve të regjistruar për herë të parë në arsimin e lartë në nivelin Bachelor është shënuar në fushat “Biznes, administratë dhe ligj” me gjithsej 4 mijë e 268 studentë ose 25 për qind e numrit të përgjithshëm të studentëve.

“Nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Master, 1 mijë e 528 studentë janë regjistruar në fushën “Biznes, administratë dhe ligj” ose shprehur në përqindje 37,1% e numrit të përgjithshëm. Ndërsa, vërehet numër i vogël i studentëve të regjistruar në fushën “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë”, me gjithsej 65 studentë ose 1,6% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Arsim të Lartë sipas fushave të studimit për vitin akademik 2022/2023.

Ndërsa, numër më i vogël i studentëve janë regjistruar në fushat “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari” me gjithsej 365 studentë ose 2,1 për qind.

“Po ashtu, vërehet numër i vogël i studentëve të cilët kanë zgjedhur të studiojnë në fushën e “Arsimit” me gjithsej 390 ose 2,3 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas ASK-së, numër më i madh i femrave është në fushën “Teknologjia Informative dhe Komunikimi (TIK)”.

“Në fushën e studimit “Teknologjia Informative dhe Komunikimi” (TIK) në nivelin Bachelor, krahasuar me vitin paraprak kemi një numër më të madh të femrave, ku për vitin 2021/2022 numri i femrave në këtë fushë ishte 2 mijë e 195 ose 28,8%, ndërsa në vitin akademik 2022/2023 ishte 2 mijë e 348 ose 32,4%”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së, diferencë më e madhe ndërmjet femrave dhe meshkujve është në fushën e arsimit.

“Krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve, që ndjekin arsimin e lartë në nivelin Master, dominon numri i studentëve të cilët ndjekin studimet në fushat “Biznes, administratë dhe ligj” me gjithsej 3 853, ose 36,0% e numrit të përgjithshëm. Diferencë më e madhe gjinore vërehet edhe tek niveli Master në fushën e “Arsimit “ ku nga 1 075 studentë, 83,0% janë femra, ndërsa 178 janë meshkuj ose 16,6%”, thuhet në raport./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing