Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis fushata për vetëdijesimit kundër trafikimit me njerëz

Vendi  |  19.10.2023 Ora 8:00   

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar  “Fushatën e vetëdijesimit Kundër Trafikimit me Njerëz”, në Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz.

 

Në  lansimin e fushatës morën pjesë përfaqësues të Autoritetit Kombëtarë Kundër Trafikimit me njerëz, përfaqësues të BE-së në Kosovës, OJQ, si dhe partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë që e mbështesin luftën kundër trafikimit me njerëz, njofton zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Koordinatori Kombëtar kundër Trafikimit me Njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim  Gashani, theksoi se trafikimi me njerëz është krim i rëndë dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, që kryhet me të vetmin qëllim: përfitimin financiar nga grupet kriminale.

“Përfitime këto nga trafikimi e tregtia me njerëz, nga trafikimi, tregtia e nga abuzimi me fëmijë. Këto janë përfitime nga shitja e jetës së njerëzve, shitja e jetës së fëmijëve, shitja dhe, me të, shkatërrimi, i së ardhmes së tyre, shkatërrimi i së ardhmes sonë”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Në këtë konferencë kanë folur edhe përfaqësues të BE-së në Kosovë, të cilat janë partner të Qeverisë së Kosovës dhe MPB-së në përballje me këtë fenomen./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing