Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Për herë të parë që nga paslufta, Prishtina me barnatore kujdestare

Vendi  |  23.10.2023 Ora 7:58   

200 barnatoret e kryeqytetit që nga e hëna do të funksionojnë me orar të ri.

Për herë të parë që nga paslufta, Prishtina do të ketë barnatore kujdestare.

Në dhjetë barnatore, të dielave dhe festave do të ketë kujdestari me orar të plotë nga ora 07:00 deri në 07:00, ndërsa të tjerat do ta kenë ditë pushimi.

Orari i natës për barnatore nis nga ora 21:00 deri në 07:00 të mëngjesit.

Nga e hëna në të premte do të kujdestarojnë 5 barnatore në të gjithë kryeqytetin.

Kjo sipas drejtorit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, do të bëhet me rotacion të caktuar nga drejtoria e tij.

“Arsyeja se pse është marrë ky vendim nga drejtoria e shëndetësisë janë kërkesa e qytetarëve. Ata më kanë parashtruar një prej problemeve ka qenë edhe mungesa e kujdestarisë nëpër barnatore. Të them të drejtën unë nuk kam besuar që nuk ka barnatore kujdestare në kryeqytet. Kam dalë i kam përcjellë nga afër orarin e kujdestarisë në kryeqytet dhe kam parë që nuk ka barnatore që punojnë 24 orë, ku edhe qytetarët do të mund të furnizoheshin me barna. Duke pasur parasysh që këtu e kemi kryeqytet dhe i gjithë sistemi shëndetësor funksionon 24 orë, barnatoret të mos ketë është e paarsyeshme”.

Sipas Sadikut, barnatoret do të mbikëqyren nga Inspektorati dhe në mosrespektim të orarit, ato do të gjobiten nga 1.000 deri në 3.000 mijë euro.

“Të hënën kur do të fillojë zbatimi, do të dalim së bashku me drejtorin e Inspektoratit të komunës Florian Dushi dhe do t’i inspektojmë të gjitha barnatoret. Janë të obliguar ta zbatojnë të gjithë. Gjobat për personat fizik varion nga 1.000 euro kurse për personat juridikë, pra për kompanitë deri në 3.000 euro”.

Vendimin e mirëpritën edhe Oda e Farmacistëve duke cekur se me orarin e ri do të ketë përgjegjësi më të madhe nëpër barnatore.

“Këtë gjë e kemi mirëpritur si odë këtë vendim të drejtorisë së shëndetësisë... Në mungesë të një ligji i cili e përcakton orarin e punës dhe në mungesë të një udhëzimi administrativ është parë e rrugës që të krijohet një rregullore në të cilën u vendos edhe kujdestaria e barnatoreve. Organizimi i punëtoreve dhe përgjegjësia e vetë barnatoreve, do të jetë më e madhe. Nuk munden që të kenë staf për 16 orë një apo dy barnatore, kështu orari i ri do të kërkojë që brenda orarit të caktuar të ketë gjithherë prezencë të farmacistit në atë mënyrë që të mbrohet interesi publik”, tha Visar Ademi nga Oda.

Barnatoret të cilat operojnë në periferi të qytetit, sipas Sadikut, do të kenë edhe mundësinë e lirimit nga ky orar.

Kurse rregullorja për ndryshimin e orareve të veprimit të barnatoreve të kryeqytetit u miratua më 4 shtator në Kuvendin Komunal./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing