Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mungesa e reshjeve shkakton vonesa në të mbjellat e vjeshtës

Vendi  |  23.10.2023 Ora 8:00   

Mungesa e reshjeve të shiut po shkakton vonesa në mbjelljet vjeshtore. Sipas ekspertëve, vonesat e tilla, do të kenë efekt në rendimentet e grurit në vitin që vjen.

Valon Vehapi është një fermer, i cili po bënë përpjekje të përgatisë tokën për mbjelljet vjeshtore. Mirëpo ai tha se kjo është e pamundur për shkak të thatësisë. Vehapi tregon se për shkak të kësaj, pritet të ketë më pak sipërfaqe të mbjella me grurë në krahasim me vitin e kaluar.

“Sivjet duhet të jetë 50% më pak se vitin e kaluar. Jo që bujqit nuk po duan, por se kushtet klimatike janë të thata”, tha Vehapi, sipas të cilit, çdo javë që shtyhet, duhet të rritet dozën e farës, për arsye se bimën dimrit duhet me zënë.

Fermeri tjetër, Mehdi Bresilla, tregon se vonesat në mbjellje do të kenë efekte të mëvonshme në kulturat bujqësore.

“Me dy javë vonesë, me të njëjta kushte, të njëjtën farë, të njëjtën sasi të plehut, veç dy javë ditë vonesë në kondita normale, kemi rendiment minimum 1000 kg më pak, plus efekti tjetër negativ çka na paraqitet, plotë njerëz do të tërhiqen nga mbjelljet për shkak se ka me pas vonesa”, deklaroi Bresilla.

Profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci, tha se pavarësisht këtyre, mbjelljet duhet të bëhen.

“Domosdoshmërisht mbjelljet duhet ti kryejmë, pavarësisht edhe nëse na skadon afati optimal agro -teknik, gjithsesi edhe në mbjelljet e nëntorit mund të kemi një pritje për 10% më të ulët në raport me sipërfaqet që janë planifikohen dhe janë realizuar në mbjelljen me afatet optimal”, deklaroi ai.

Bujqit thonë se si pasojë e kësaj, mund të ketë më pak grurë në vitin që vjen./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing